15:28 / 27.09.2021
Kryeministri i Holandës kërcënohet me rrëmbim
Siguria rreth kryeministrit holandez, Mark Rutte, po rritet, pas sinjaleve se ai mund të jetë objekt i një sulmi ose rrëmbimi.
Kërcënimi duhet të vijë nga një grup, pjesë e krimit të organizuar, raporton De Telegraaf.
Qeveria holandeze ka ndjekur një linjë të ashpër kundër krimit të organizuar, pas vrasjes së gazetarit Peter R de Vries, në gusht./RTKLive























