15:40 / 27.09.2021
Londër, 53 të arrestuar pas protestës për klimën
Për pjesëmarrje në demonstrata për klimën në një autostradë, 53 protestues janë arrestuar pranë Aeroportit Heathrow të Londrës.
Protestuesit i përkasin “Insulate Britain”, e ndërlidhur me “Extinction Rebellion”.
Sipas mediave britanike, kjo është hera e gjashtë që ky grup bllokon trafikun në Heathrow për të demonstruar.
"Kjo është hera e pestë që përpiqem të bllokoj një autostradë, sepse e vetmja mënyrë për të bërë që qeveria të dëgjojë është duke shqetësuar atë", tha protestuesja Diana Warner për BCC. /RTKLive























