Franca shet anije luftarake Greqisë
BKT
   Bota

Franca shet anije luftarake Greqisë

Greqia do të blejë tre anije luftarake nga Franca.

Marrëveshja është pjesë e një "partneriteti më të thellë strategjik" midis dy vendeve, raporton AFP.

Sipas presidentit francez, Emmanuel Macron, vendet duhet të mbrojnë interesat e tyre të përbashkëta në zonën përreth Mesdheut.

Lajmi për partneritetin e ri vjen vetëm disa javë pasi Franca reagoi lidhur me marrëveshjen për nëndetëset mes SHBA-ve, Britanisë dhe Australisë./RTKLive