11:13 / 28.09.2021
Kanada, 39 minatorë të bllokuar në një minierë
Tridhjetë e nëntë punëtorë janë bllokuar në një minierë në qytetin Sudbury, në provincën e Ontario, në Kanada që nga e diela, thotë gjiganti i minierave Vale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, njoftojnë mediet e huaja.
Sipas kompanisë braziliane të minierave Vale, llogaritej që të hënën të shpëtoheshin të gjithë minatorët përmes një rruge alternative jashtë.
Aksidenti në minierë – e pasur bakër, nikel dhe metalet e çmuara - ndodhi kur një automjet që transportonte punëtorët pësoi defekt.
Kompania ka mbajtur kontakte me të bllokuarit, të cilët kanë shkuar në strehimore, ku është e pajisur me ujë dhe ushqim./RTKLive























