Tajlandë, 6 persona kanë vdekur nga përmbytjet
BKT
   Bota

Tajlandë, 6 persona kanë vdekur nga përmbytjet

Pas stuhisë tropikale Dianmu në pjesën veriore e qendrore të Tajlandës, më shumë se 70.000 shtëpi janë përmbytur, ku humbën jetën gjashtë persona.

Autoritetet tani po bëjnë çmos për të mbrojtur kryeqytetin Bangkok, njoftojnë mediet botërore.

Niveli i ujit në lumin Chao Phraya, i cili gjarpëron nëpër Bangkok, po rritet vazhdimisht, ndërsa uji lëshohet nga digat në rrjedhën e sipërme të lumit gati 400 km të gjatë.

Autoritetet vendore monitorojnë nga afër situatën, duke vendosur thasë me rërë.

"Ne do t'i paralajmërojmë njerëzit nëse shohim shenja të rritjes së nivelti të ujit duek rrezikuar vërshime", tha guvernatori Aswin Kwanmuang./RTKLive