12:27 / 29.09.2021
Rekord viktimash nga Covid-19 për të dytën ditë rresht në Rusi
Ndërsa kufizimet janë hequr në pjesën më të madhe të Europës, numri i viktimave dhe rasteve në Rusi për shkak të Covid ka shënuar rritje.
Vendi ka regjistruar 857 viktima, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Rusia regjistroi gjithashtu 22,430 raste të reja të Covid-19 në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 7,487,138.























