Suedia heq masat kufizuese të shkaktuara nga pandemia
BKT
   Bota

Suedia heq masat kufizuese të shkaktuara nga pandemia

Situata është pothuajse si para shpërthimit të pandemisë, të paktën për të vaksinuarit.

Hapi 4 i planit të Qeverisë Suedeze për masat kufizuese nënkupton heqjen e tyre për pjesëmarrje nëpër tubimet dhe ngjarjet publike, njoftojnë mediet lokale, transmeton RTKLive.

Kështu, do të jetë hapje e lirë për sallat e koncerteve, për pjesëmarrje në tubimet private, që do të thotë se ahengjet e mëdha të dasmave dhe festat e ditëlindjeve mund të mbahen pa kufizime.

Rekomandimi për të punuar nga shtëpia është hequr.

Ata që kanë simptoma, megjithatë, duhet të qëndrojnë ende në shtëpi dhe të testohen. Punëdhënësve u kërkohet të lehtësojnë detyrat e shtëpisë për ata persona që kanë simptoma.

Por për njerëzit e pavaksinuar ende kanë mbetur rekomandime, sipas të cilave ata duhet të vazhdojnë të shmangin turmat dhe, gjithashtu, duhet të shmangin kontaktin e ngushtë me njerëzit në rrezik dhe njerëzit që janë më të moshuar se 70 vjeç.

Këshilla nuk vlen për njerëzit nën moshën 18 vjeç ose për ata të cilët për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen kundër Covid-19./RTKLive