12:44 / 29.09.2021
Franca mbyll xhamitë, me dyshimin për përhapjen e propagandës radikale
Gjashtë xhami do të mbyllen dhe aktivitetet e dy organizatave do të ndalen, thotë ministri i brendshëm i vendit Gérald Darmanin.
Kjo sepse dyshohet se aty zhvillohet propaganda radikale islamike.
"Në vitin e ardhshëm dhjetë shoqata të tjera do t'i nënshtrohen një procedure shpërbërjeje, katër prej tyre muajin e ardhshëm", tha Darmanin në një intervistë për Le Figaro.
Darmanin, gjithashtu, thotë se ai u ka bërë thirrje ministrive të refuzojnë lejet e qëndrimit për imamët e dërguar nga një vend i huaj./RTKLive























