12:55 / 29.09.2021
Rusia kërcënon të bllokojë Youtube-n
Rusia mund të bllokojë plotësisht ose pjesërisht hyrjen në Youtube!
Kështu kërcënon autoriteti i komunikimit i vendit Roskomnadzor.
Komploti vjen pasi Youtube të martën mbylli dy kanale në gjuhën gjermane të drejtuara nga kompania shtetërore e mediave ruse RT, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.
Sipas Youtube, kanalet kanë shkelur rregullat e kompanisë, në lidhje me dezinformatat me Covid-19. Roskomnadzor deklaroi të mërkurën se ata kishin kontaktuar me Google, e cila zotëron Youtube dhe kërkuan që kufizimet në kanalet të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse kjo nuk ndodh, ekziston një kërcënim nga Rusia që, përveç një ndalese në Youtube, gjithshtu do të merren masa kundër mediave gjermane./RTKLive























