Galaxy Z Flip 3 5G
BKT
Tech

Galaxy Z Flip 3 5G

Galaxy Z Flip 3 5G është pajisja e fundit që ekipi i emisionit Multimedia e ka testuar dhe analizuar, dhe rrjedhimisht mund të konkludohet se Galaxy Z Flip 3 është një pajsije mobile shumë inovative, kompakte dhe mjaft e përshtatshme për operim, falë konfiguracionit dhe performancës së dëshmuar.

Është  vërejtur një avansim i dukshëm në aspektin e tekonologjisë së palosjes krahasuar me modelin paraprak, gjë që dëshmon se Samsung ka kaluar në një nivel tjetër kur bëhet fjalë për ekranet që palosen.

Pas shpalosjes së pajisjes ju paraqitet një ekran i ndritshëm dhe shumëngjyrësh 6.7 inç OLED që duket tamam si një telefon i mençur Samsung flagship.

Z Flip 3 ka një ekran me shpejtësi rifreskimi 120Hz, që e bën shfletimin të duket super i shpejtë dhe perjetimin mjaft unik. Ekrani është punuar nga qelqi ultra i hollë që është më i butë se qelqi standard, rrjedhimisht më i butë edhe në prekje.

Gishtat rrëshqasin lehtë mbi sipërfaqe të ekranit, madje edhe në pjesën ku lakohet ekrani, aq lehtë sikur në një telefon të zakonshëm. Ju e ndjeni pjesën ku lakohet ekrani dhe mund ta vëreni në kënde të caktuara por pa pengesa në shikim, saqë, pas një kohe, ju nuk e vini re fare atë.

Ekrani i vogël në pjesën e jashtme apo ekrani 1.9 inç i kapakut është i dobishëm për shfaqjen e kohës, njoftimeve, kontrollimin e muzikës, shfaqjen e motit si dhe shfaqjen e pamjeve te kamerës kryesore për të bëre selfie më profesionale. 
Ashtu si pajisja Fold 3,edhe Flip 3 përfshin opsionin Flex që e ndanë ekranin kur e palosni. 
Z Flip 3 fuqizohet nga procesori 888 i Qualcomm.


MË SHUME NGA Tech