165 viktima në një javë nga Covid në Skoci
BKT
   Bota

165 viktima në një javë nga Covid në Skoci

Skocia ka regjistruar 165 viktima në një javë, numri më i lartë i të vdekurve që nga shkurti.

124 persona humbën jetën javën e kaluar, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 10,991.

Vetëm 28 nga vdekjet e regjistruara midis 20 dhe 26 shtatorit përfshinin pacientë nën 65 vjeç: 109 ishin mbi 75 vjeç. Ministrja Nicola Sturgeon tha se rritja aktuale e shtrimeve në spitale po tregonte shenja të uljes së rasteve por ministrat e tjerë kanë theksuar se spitalet  në Skoci priten të përballen me fluks deri vitin e ardhshëm.