08:15 / 01.10.2021
COVID-19, Ukraina regjistron mbi 11 mijë raste në 24 orët e fundit
Në Ukrainë numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 arriti shifrën më të lartë që nga prilli.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 93.356 testime ku 11.757 persona rezultuan pozitiv ndaj virusit.
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 humbën jetën 194 persona. Numri i rasteve i cili filloi të shënojë rënie në maj, në shtator filloi të rritet përsëri.
Numri më i lartë i rasteve ditore u regjistrua më 3 prill me 20.341 raste./tch























