10:32 / 01.10.2021
SHBA vret liderin e Al-Kaidës në Siri
SHBA vret Salim Abu-Ahmad në një sulm ajror amerikan pranë Idlib më 20 shtator.
Ndërkohë, nuk ka indikacione për viktima civile.
Gjatë sulmit u godit një automjet që po udhëtonte në një rrugë rurale të kontrolluar nga rebelët në veriperëndim të Sirisë.
Komanda Qendrore Amerikane tha se forcat amerikane u angazhuan në një sulm kinetik kundër terrorizmit pranë Idlibit, që kishte për qëllim një udhëheqës të lartë të grupit terrorist Al-Kaida.
“Abu-Ahmad ishte përgjegjës për planifikimin, financimin dhe miratimin e sulmeve trans-rajonale të Al Kaidës”, tha Majori i Ushtrisë, John Rigsbee.























