15:06 / 04.10.2021
Mbi 5 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5 041 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 379 793 doza të vaksinës. Deri më sot 567 280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.
























