14:12 / 05.10.2021
Protesta kundër vaksinës së detyrueshme në New York
Qytetarët amerikanë kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm.
Potestuesit marshojnë në zona të ndryshme të New York.
Kryebashkiaku Bill de Blasio kishte paralajmëruar se punonjësit e pavaksinuar të shkollave nuk do të paguheshin dhe nuk do të punonin gjatë kësaj jave. Ata po planifikojnë të zëvendësojnë punonjësit që nuk janë vaksinuar nëse do të jetë e nevojshme.
SHBA ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave nga Covid, përkatësisht 44,682,835 raste dhe 722,268 viktima.























