Angela Merkel edhe gjatë kohë do të jetë kancelare
BKT
   Bota

Angela Merkel edhe gjatë kohë do të jetë kancelare

Kur mbarojnë zgjedhjet parlamentare dhe do të dihet rezultati zyrtar, nis puna e mundimshme e partive të votuara për krijimin e koalicionit qeverisës. Derisa të krijohet qeveria e re, kancelarja qendron në detyrë.

Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Angela Merkel pra mund të jetë në post deri për Krishtlindjd. Pas 17 dhjetorit 2021 ajo do të arrinte kësisoj edhe rekordin e kohës në detyrë si kancelare duke etejkaluar edhe Helmut Kohl-in. Ky rekord do të ishte 5869 ditë.

Kompetencat e pushtetit të kancelares pas zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve Angela Merkel lejohet të vazhdojë përkohësisht ushtrimin e detyrave. Ndër këto detyra bën pjesë edhe çështje të personelit. Pra ajo – teorikisht – mund të emërojë ose të shkarkojë ministrat.

Takimet e planifikuara për kancelaren gjithashtu duhet të realizohen. Sepse kaq shpejt nuk mund të krijohet qeveria e re. Ndaj me gjasë p.sh. Merkel do të shkojë edhe në takimin e fuqive kryesuese ekonomike, në samitin e G20 në fund të tetorit në Romë.

Dhuratat zyrtare i takojnë shtetit

Kancelarja nuk lejoeht që të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë kohës në këtë post t’i çojë në shtëpi. Kjo ndalohet nga ligji i ashtuquajtur i ministrave. Dhuratat ajo i ka marrë si kancelare dhe jo si personi Merkel. Ndaj të gjitha dhuratat inventarizohen dhe janë pronësi e shtetit. Po ashtu edhe tavolina e punë, karrikja dhe veprat e artit, që shteti ka vënë në dispozicion gjatë mandatit të saj, i mbeten shtetit.

Por Angela Merkel lejohet që kabinetin e deritanishëm të vazhdojë ta përdorë, derisa të jetë zgjedhur kancelari apo kancelarja tjetër.

Zgjedhja është detyrë e Bundestagut të ri që është zgjedhur, i cili me propozimin e presidentit zgjedhje pasuesin ose pasuesen e Merkelit.