Rusia shënon rreth 30 mijë raste të reja me Covid në 24 orë
BKT
   Bota

Rusia shënon rreth 30 mijë raste të reja me Covid në 24 orë

Rusia ka raportuar 27, 550 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve gjatë 2021.

Vendi  po përballet me rritje të rasteve, duke  shtyrë zyrtarët që të nxisin qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt.

Rusia shënoi 924 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 213,549.  Rikujtojmë se Rusia gjithashtu është një nga vendet më të prekura në Europë, vendi ka regjistruar 7,690,110 raste që nga fillimi i pandemisë.