Një rus e dy lituanezë u arrestuan për spiunazh n`uzinën ushtarake bullgare
BKT
   Bota

Një rus e dy lituanezë u arrestuan për spiunazh n`uzinën ushtarake bullgare

Policia bullgare arrestoi një shtetas rus dhe dy shtetas lituanezë nën dyshimin për eksportimin e “informacionit të ndjeshëm” nga uzina ushtarake e Arsenalit në Kazanlak, transmeton “Euractiv”.

Të arrestuarit janë shtetas lituanezë të moshës 24-vjeçare dhe 59-vjeçar, ndërsa i arrestuarit tjetër është një 60-vjeçar shtetas rus. Ata punuan në sektorin e prodhimit inovativ të uzinës ushtarake. Tre të huajt ishin në pushim pa pagesë deri më 17 shtator, por që atëherë nuk janë kthyer më në punë.

Menaxhmenti sinjalizoi policinë më 3 tetor se produktet dhe dokumentet e uzinës mungonin. Ministria e Brendshme Bullgare raporton se “informacioni që është jashtëzakonisht i ndjeshëm për kompaninë e armëve është zhdukur. Ky informacion është me interes për konkurrentët bullgarë ose të huaj”.

Shërbimi i Inteligjencës së Brendshme (SANS) u përfshi në kërkimin e të huajve të zhdukur dhe autoritetet zbuluan se ata hynë në Bullgari më 2 tetor, shkuan në qytetin ku ndodhet uzina - Kazanlak dhe më pas u larguan nga qyteti. Tre ditë më vonë, ata u arrestuan në kufi ndërsa përpiqeshin të largoheshin në Greqi.

Ky nuk është hetimi i parë i madh që përfshin uzinat ushtarake bullgare këtë vit. Zyra e prokurorit bullgar njoftoi në prill, se dyshonte se oficerë të inteligjencës ruse kishin shkaktuar bombardime sabotuese kundër katër uzinave ushtarake bullgare.