19:46 / 11.10.2021
Përmbytjet në Kinë, evakuohen rreth 2 milionë banorë
Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës.
Moti i keq vështirëson operacionin e autoriteteve për të shpëtuar banorët.
Mediat raportojnë se shiu i rrëmbyeshëm, javën e kaluar, çoi në shembjen e shtëpive dhe rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete.























