Vriten tre punonjës të një poste në SHBA

Vriten tre punonjës të një poste në SHBA

Tre punonjës të shërbimit postar amerikan  janë vrarë me armë zjarri në një incident të armatosur në Qendrën e Renditjes së Postave në shtetin federal Tennessee.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një mbikëqyrës, menaxher dhe postier që u vendosën përkohësisht në Qendrën e Renditjes së Postës u vranë nga të shtënat, thanë të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Autoritetet amerikane deklarojnë se postieri qëlloi mbikëqyrësin dhe menaxherin, pas së cilës ai kreu vetëvrasje. Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Postar i SHBA nuk i kanë publikuar menjëherë emrat e personave të përfshirë në aksident.

“Kjo nuk mund të lidhet me shërbimin postar sepse ka incidente të ngjashme në shkolla, dyqane, kudo”, tha presidentja e degës lokale të Shoqatës Kombëtare të Mbikëqyrësve Postarë, Lakita Benjamin.