“Practice Mode” në Instagram mundëson përdoruesve të përgatiten për “live”
Sharr Travel

“Practice Mode” në Instagram mundëson përdoruesve të përgatiten për “live”

Instagrami ka shtuar dy vegla të reja për “livestream”, që do të jetë një lloj ndihmese për përdoruesit.

Kreatorët nga sot mund të caktojnë kohën për paraqitjen live, dhe atë në një periudhë kohore prej 90-ditëve më parë.

E shikuesve u është mundësuar të vënë “përkujtuesin” për vete, me qëllim që të mos e humbin këtë ngjarje.

Gjithashtu së shpejti do të jetë i qasshëm edhe i ashtuquajturi Practice Mode, vegla që u mundëson kreatorëve që para fillimit të “live” të kontrollojnë cilësinë e zërit dhe ndriçimin – duke shkuar siç është më së miri paraqitja e tyre. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Tech