Shpërthim në një xhami në Afganistan, të paktën 16 të vdekur
BKT
   Bota

Shpërthim në një xhami në Afganistan, të paktën 16 të vdekur

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan të Kandaharit.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë Iman Bargah. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë dritare të thyera dhe trupa të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerët përpiqen të ndihmojnë.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por dyshohet për një sulm vetëvrasës, transmeton Klankosova.tv.

Një mjek lokal i tha BBC se besimtarët e plagosur po dërgoheshin në spitalin Mirwais.