Vdes deputeti britanik pas plagëve të marra nga therja me thikë
Sharr Travel

Vdes deputeti britanik pas plagëve të marra nga therja me thikë

Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, David Amess ka vdekur sot pasi u ther me thikë njoftoi policia, shkruan SkyNews.

Deputeti britanik i Partisë Konservatore në pushtet, Sir David Amess, është therë disa herë sot përderisa po mbante një takim, njoftoi policia, transmeton Gazeta Express.

Sky News raportoi se deputeti veteran, i cili e ka përfaqësuar vendbanimin Southend West që nga viti 1983, u sulmua në kishën “Belfairs Methodist”

Në raportim thuhet se një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin.