Bien në lumë humbin jetën 11 adoleshentë në Indonezi
Sharr Travel

Bien në lumë humbin jetën 11 adoleshentë në Indonezi

Të paktën 11 adoleshentë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pasi janë mbytur në lumin Cileuleur në Indonezi,  në momentin që po përpiqeshin që të kalonin lumin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët kanë konfirmuar se ishin rreth 150 persona të moshës  13 deri në 15 vjeç, që po ecnin përgjatë brigjeve të lumit Cileuleur.

Në një moment, 21 prej tyre u përpoqën ta kapërcenin atë por fatkeqësisht  11 prej tyre kanë rënë në lumë dhe kanë humbur jetën.

Udhëtimi u zhvillua pavarësisht paralajmërimeve nga Agjencia Kombëtare e Parandalimit të Katastrofave. Ecja përgjatë lumenjve është e ndaluar për fëmijët dhe adoleshentët gjatë sezonit të shirave.