​6,6 miliardë vaksina antiCovid-19 të administruara në botë
Sharr Travel

​6,6 miliardë vaksina antiCovid-19 të administruara në botë

Rastet e koronavirusit në nivel global kanë tejkaluar pragun prej 240 milionë, ndërsa në botë janë administruar deri më tani gati 6,6 miliardë doza vaksinash.

Kjo është përllogaritja e universitetit ”Johns Hopkins”.

Sipas universitetit amerikan, që nga fillimi i pandemisë infeksionet e konfirmuara janë 240 055 011.

Në të njëjtën kohë, dozat e vaksinave të ndryshme antiCovid-19, të administruara në të gjithë botën arritën në 6 586 889 051.