Gates: Biden ka shumë gabime, Trump kishte të drejtë për Kinën
BKT
   Bota

Gates: Biden ka shumë gabime, Trump kishte të drejtë për Kinën

Robert Gates që ka shërbyer si sekretar i mbrojtjes për dy ish presidentët amerikanë, Bush dhe Obama, vetëm në një çështje e lavdëroi Presidentin SHBA’së, Joe Biden, të cilin e ka quajtur njëri me integritet por që ka gabime varg gjatë karrierës së tij politike.

Gates i bëri këto komente në intervistën në “60 Minutes” të CBS News kur u pyet për opinion e tij rreth politikave të sigurisë dhe ato të jashtme dhe se Biden ka “gabuar mjaft”, përcjell Gazeta Metro.

“Ai ka kundërshtuar secilin prej programeve ushtarake të Ronald Reagan që kontestonin Bashkimin, Sovjetik” tha Gates. “Ai kundërshtoi luftën e parë në Gjirin Persik. E kjo listë vazhdon. Tani më duhet shtoj se në kohën e administratës Obama, ai dhe unë kishin dallime të konsiderueshme rreth Afganistanit.”

Gates shtoi ca çështje me të cilat ai dhe Biden janë pajtuar para se të vazhdonte me gabimet e tij në Afganistan. Ishte intervenimi në Libi të cilin e kishin kundërshtuar të dy sa ishin në kabinetin e Obamas.

Diskutimi rrodhi në pasojat e tërheqjes në këtë mënyrë nga Afganistani dhe Kina nuk kishte si të mungonte me krizën e radhës në Tajvan, Gates tha se SHBA duhet të përqendrohet në parandalim dhe fuqizim të aftësisë së Tajvanit për të mbrojtur veten. Ai shtoi se ish presidenti Trump kishte të drejtë për Kinën dhe se qasja e pushteteve të kaluara amerikane ishte e gabuar.

“Unë mendoj se në këtë pikë Presidenti Trump ka pasur të drejtë.”Ai thjeshtë zgjoi amerikanë, do të thosha posaçërisht komunitetin e biznesit, për një Kinë që – supozimet i kishim gabim. Ai supozim për rreth 40 vite ishte se një Kinë më e pasur do të ishte një më liberale, dhe kjo është e qartë se nuk do të ndodhë. Por ka edhe një copëz në këtë mister, që është ana ekonomike. Kinezët sot menaxhojnë me mbi dhjetë portet më të mëdha në gjithë botën. Ata janë partneri më i madh i më shumë se gjysma e Amerikës Jugore. Ata janë kudo. E çfarë po bëjmë në këto arena jo ushtarake për të garuar me kinezët”.

Gates ka një karrierë të gjatë në institucionet e sigurisë së shtetit amerikan, si në ushtri dhe në agjencinë e inteligjencës CIA, ku ka shërbyer dhe udhëhequr atë në një periudhë. Ai ishte i vetmi nga kabineti i presidentit George W. Bush që u mbajt në kabinet si sekretar i mbrojtjes nga presidenti amerikan Barack Obama.