18:16 / 18.10.2021
Nigeri, 16 të vdekur gjatë përplasjes së dy autobusëve
Aksidenti ndodhi në rajonin Moro të provincës Kwara, ndërsa të paktën 11 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.
Së paku 16 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjes mes dy autobusëve në Nigeri, raporton Anadolu Agency.
Aksidenti ndodhi në rajonin Moro të provincës Kwara, ndërsa të paktën 11 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital. Mes të plagosurve ka më shumë njerëz që rrezikojnë jetën dhe numri i të vdekurve mund të rritet.
Një hetim për shkaqet e aksidentit është duke vazhduar.
Në Nigeri ndodhin shumë aksidente të trafikut, ndërsa shkaqet më të zakonshme janë infrastruktura e dobët rrugore, drejtimi i automjeteve në mënyrë të papërshtatshme ndaj kushteve të rrugës.























