Japoni, mbi 66% e popullsisë është vaksinuar me dy doza kundër COVID-19
BKT
   Bota

Japoni, mbi 66% e popullsisë është vaksinuar me dy doza kundër COVID-19

Vaksinimi me dozë të dytë për afërsisht 83,6 milionë persona, që korrespondon me 66,1 për qind të popullsisë, ka përfunduar.

Në Japoni 66,1 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Qeveria japoneze ka përditësuar të dhënat mbi aktivitetet e vaksinimit si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Afërsisht 94,5 milionë qytetarë, që korrespondon me 74,7 për qind të popullsisë që jetojnë në vend, u vaksinuan kundër virusit.

Vaksinimi me dozë të dytë për afërsisht 83,6 milionë persona, që korrespondon me 66,1 për qind të popullsisë, ka përfunduar.

Ndërkohë, 91,1 për qind e qytetarëve të moshës 65-vjeç e lart janë vaksinuar me një dozë dhe 90 për qind me dozë të dyfishtë.

Qeveria japoneze deri në fillim të nëntorit synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarë.

Japonia me një popullsi prej 126 milionë, fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 e filloi në shkurt 2021.