Pa SHBA-në në bisedimet për Afganistanin në Rusi
Uashington, 19 tetor – SHBA-ja “për shkaqe logjistike” nuk do të kyçet në negociatat ndërkombëtare për Afganistanin, që nesër i organizon Rusia, publikoi Departamenti amerikan i Shtetit.
“Nuk do marrim pjesë në negociatat në Moskë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Prajs. Ai theksoi se SHBA-ja e mbështet procesin dhe janë të hapur për pjesëmarrje në bisedimet e ardhshme.
Prajs shtoi se negociatat kanë qenë efikase në të kaluarën, por se nga pikëvështrimi logjistik, SHBA-ja e ka të vështirë të marrë pjesë në to këtë javë. Në pyetjen nëse SHBA-ja e mbështet procesin, ai u përgjigj shkurt “po”.
Ai, në të njëjtën kohë vlerësoi se formati “Tre plus” që e përbëjnë Rusia, SHBA-ja, Kina dhe Pakistani është “forum efikas dhe konstruktiv”. Siç u paralajmërua më parë, të mërkurën në Moskë do të mbahen bisedime me përfaqësues të talebanëve Kinë dhe Pakistan.























