11:01 / 19.10.2021
MSH: 46,7% për qind e popullsisë është vaksinuar me një dozë
Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook kanë thënë se derisa vendi regjistron raste të reja të infektuara me COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk vaksinohen të gjitha grupet e synuara
Nga MSH kanë thënë se deri tani 46,7 për qind e popullësisë është vaksinuar me një dozë të vaksinës, ndërsa 37,9 me dy doza.
Njoftimi i plotë:
Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara.
Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi.























