19:42 / 19.10.2021
Tërmet 6 ballësh godet rajonin mesdhetar të Turqisë
Sipas AFAD-it, nuk ka raportime të menjëhershme për viktima.
Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi rajonin mesdhetar të Turqisë këtë mëngjes.
AFAD bëri të ditur se tërmeti që ndodhi në 8:32 të mëngjesit sipas kohës lokale, epiqendrën e kishte 189 kilometra nga brigjet e rrethit Kaş të provincës Antalya dhe ndodhi në një thellësi prej 36 kilometrash.
Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima./aa























