Letonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë
BKT
   Bota

Letonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë

Qeveria letoneze ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa emigrantët vazhdojnë të përpiqen të hyjnë në vend, në atë që shihet gjerësisht si një përpjekje e koordinuar nga Minsk në përgjigje të sanksioneve të BE-së.

Gjendja e jashtëzakonshme tani është në fuqi deri më 10 shkurt 2022.

Zyrtarët thanë se do të vazhdonte të zbatohej në katër rajonet juglindore dhe jugore të prekura, si më parë.

Rojet kufitare të vendosura atje do të jenë akoma të autorizuara për të kthyer emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në vend nga Bjellorusia.

Letonia e shpalli fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme në kufi më 11 gusht, në një masë që ishte parashikuar të zbatohej për tre muaj.

Që atëherë, gati 1 800 persona janë ndaluar ndërsa përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin, sipas Ministrisë së Brendshme.

Qeveritë në Letoni, Lituani dhe Poloni akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, se ka sjellë me dashje refugjatë nga rajonet e krizës në kufirin e jashtëm të BE-së në mënyrë të organizuar.

Në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Lukashenko tha në maj se Bjellorusia nuk do të parandalojë më emigrantët ilegalë që të përdorin vendin e tij si rrugë tranziti./atsh