09:16 / 20.10.2021
Sulm terrorist në Damask, 13 të vdekur nga shpërthimi në autobusin ushtarak
Të paktën 13 persona mbetën të vrarë në Damask pasi një autobus ushtarak u godit nga dy shpërthime, raportuan mediat shtetërore siriane.
Automjeti u shënjestrua nga një sulm "terrorist" ndërsa kalonte nën një urë, tha agjencia e lajmeve Sana.
Edhe pse Siria është përfshirë nga një luftë civile prej një dekade, sulme të tilla në kryeqytet janë gjithnjë e më të rralla.
Sulmi ndodhi pak pas agimit ndërsa autobusi u nis nën urën Jisr al-Rais.
Një pajisje shpërthyese e tretë u gjet në vendngjarje dhe u çaktivizua./oranews























