ShSKUK: 89 persona të varur nga droga kërkuan trajtim në Psikiatri
Sharr Travel

ShSKUK: 89 persona të varur nga droga kërkuan trajtim në Psikiatri

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë nëntë muajve të fundit në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë në Klinikën e Psikiatrisë, 89 pacientë kanë marr trajtim për shkak të varësisë ndaj substancave të ndryshme narkotike dhe alkoolit,

 

Sipas njoftimit, moshat e reja janë frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj klinike.

Madje, nga ShSKUK-ja kanë bërë të ditur se ka persona të moshës 15 dhe 16 vjeç që kërkojnë trajtim në këtë repart.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën e Psikiatrisë- Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.

26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.

Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim.


MË SHUME NGA Shëndetësi