Xiaomi nga viti 2024 fillon me prodhimin e veturave elektrike
Sharr Travel

Xiaomi nga viti 2024 fillon me prodhimin e veturave elektrike

Drejtori ekzekutiv i kompanisë kineze Xiaomi, Lei Yun, ka thënë të martën në një event të investitorëve, që korporata kineze planifikon të fillojë prodhimin masiv të veturave elektrike kah mesi i vitit 2024.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, Lei ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për projektin e zhvillimit të veturave elektrike, transmeton Telegrafi.

Në shtator Xiaomi njoftoi për planet e lansimit të veturës së parë elektrike në vitin 2024, duke theksuar se është kryer regjistrimi i Xiaomi Qiche, që ka për fokus prodhimin e veturave elektrike.

E pas deklaratës së fundit të drejtorit ekzekutiv, aksionet e kompanisë kineze në Hong Kong janë rritur për 4.92 për qind. Kujtojmë që qysh në fillim të këtij viti ishin zbuluar planet për hyrjen në tregun e veturave.

Vetura e parë e Xiaomi do të jetë një SUV, version i avancuar i modelit kompakt T77 të brendit kinez Besturn. /Telegrafi/