Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 e Pixel 6 Pro
Sharr Travel

Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 e Pixel 6 Pro

Google ka zbuluar të gjitha detajet për modelet e fundit të telefonave të saj të mençur.

Për Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro është ditur pak edhe para prezantimit zyrtar, por Google në eventin e saj ka zbuluar të gjitha detajet për dyshen e Pixelit të ri, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për modelet me ekran prej 6,4 dhe 6,7 inç, ku më i vogli rifreskohet me 90 e më i madhi me 120 Hz.

Ajo çfarë ndajnë pak është dizajni, Google pjesën me kamera e ka quajtur “camera bar”, por për fat të keq aty ndahen gjërat e  përbashkëta pasi që Pro i ka tri, e modeli i “thjeshtë” dy kamera.

Pro është më i mirë sa i përket fotografi pasi ofron zoom të katërfishtë optik, e të përbashkët kanë kamerën këndgjerë prej 12 megapikselë.

Ajo çfarë ka qenë gjithmonë kyçe i Piexlit ka qenë softueri, që Google edhe tani thotë se e bën telefonin e veçantë në treg. I veçantë është edhe çipi, Pixel 6 dhe 6 Pro i vë në punë çipi i Google.

Pixel 6 do t’i ketë 8 GB Ram, e Pro do të arrijë deri në 12 GB. Pro do të ketë 512, 246 dhe 128 GB hapësirë, ndërkaq modeli i “thjeshtë” nuk do të kenë opsionin prej 512 GB. Çmimet e tyre në SHBA do të fillojnë nga 599 dollarë për Pixel 6 dhe 899 për Pixel 6 Pro. /telegrafi

 


MË SHUME NGA Tech