Afganistan, sulm me bombë mbi një automjet të forcave talebane
BKT
   Bota

Afganistan, sulm me bombë mbi një automjet të forcave talebane

Sipas zyrtarëve lokalë, sulmi ndaj automjetit të forcave talebane u krye me një granatë dore.

Gjatë një sulmi me bombë mbi një automjet të forcave talebane në Kabul të Afganistanit ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas zyrtarëve lokalë, sulmi ndaj automjetit të forcave talebane u krye me një granatë dore.

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u lënduan nga sulmi. Dëshmitarët okularë u thanë gazetarëve se disa persona u plagosën nga sulmi.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Talebanët rifituan pushtetin në Afganistan në mes të gushtit dhe formuan një qeveri të përkohshme.