Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Saakashvili,akuzohet për hyrje ilegale në vend
BKT
   Bota

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Saakashvili,akuzohet për hyrje ilegale në vend

Zyra e prokurorit tha në një deklaratë se Saakashvili kaloi ilegalisht përmes doganës së Gjeorgjisë në kamionin që transportonte produkte qumështi nga Ukraina mëngjesin e 29 shtatorit.

Ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili hyri në vend ilegalisht me një kamion me ndihmën e një shoferi, tha Zyra e Prokurorit Publik.

Zyra e prokurorit tha në një deklaratë se Saakashvili kaloi ilegalisht përmes doganës së Gjeorgjisë në kamionin që transportonte produkte qumështi nga Ukraina mëngjesin e 29 shtatorit.

Sipas një hetimi nga Ministria e Brendshme, ai mbërriti në Gjeorgji më 28 shtator në orën 23:00 me kohën lokale.

Saakashvili, i cili është shtetas i Ukrainës, erdhi në portin Poti të Gjeorgjisë në Detin e Zi me një kamion në një anije të quajtur Vilnius nga porti i Ukrainës në Chornomorsk, thuhej në deklaratë.

Ai vizitoi rajonet Adjara, Guria dhe Samegrelo përpara se të mbërrinte në kryeqytetin Tbilisi, njoftohej më tej.

Përveç kësaj, Saakashvili, i cili kishte një urdhër arresti, u arrestua më 1 tetor në një shtëpi në Tbilisi nga forcat e sigurisë.

Katër persona u arrestuan gjithashtu me arsyetimin se e ndihmuan Saakashvilin të hynte ilegalisht.

Ai thuhet se do të akuzohet zyrtarisht nga Zyra e Kryeprokurorit Publik për hyrjen e tij të paligjshme.

Saakashvili, i cili kaloi tetë vitet e fundit jashtë vendit për shkak të urdhrit të arrestit, njoftoi në fund të shtatorit në Facebook se ishte kthyer në Batumi në bregdetin e Gjeorgjisë në Detin e Zi.

Kthimi i tij erdhi një ditë para se të mbaheshin zgjedhjet dhe ai i bëri thirrje publikut të shkojnë në votime dhe të “mbrojnë” votat e tyre në fillim të tetorit.

Saakashvili shkoi në SHBA në vitin 2013 pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, ndërsa presidenti i atëhershëm i Ukrainës Petro Poroshenko i dha atij shtetësinë ukrainase në maj të vitit 2015.

Ai u emërua guvernator i Odessa-s, por dha dorëheqjen në vitin 2016.

Saakashvili ka qenë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Reformës Kombëtare të Ukrainës që nga viti 2020.