Më 22 dhe 23 tetor, Kongresi V i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Kosovë
Sharr Travel

Më 22 dhe 23 tetor, Kongresi V i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Kosovë

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës ka njoftuar se më 22 dhe 23 tetor do të mbahet Kongresi V i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Shqipërisë dhe Odën e Mjekëve të Kosovës organizojnë sivjet këtë ngjarje, e cila do të mbledhë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për të shpalosur të rejat e fundit dhe përvojat e tyre në këtë fushë.

Sipas kësaj shoqate, gjatë kongresit do të trajtohen temat gjinekologjike, obstetrike e neonatologjike, me theks të veçantë në efektet e pandemisë COVID-19 në shëndetin riprodhues dhe të foshnjave.

Kjo ngjarje do të mbahet në dy datat e lartpërmendura, duke filluar nga ora 10:00, në “Hotel Emerald” në Prishtinë.


MË SHUME NGA Shëndetësi