Stjuardesat e Alitalia protestë simbolike në Romë për mbylljen e kompanisë
BKT
   Bota

Stjuardesat e Alitalia protestë simbolike në Romë për mbylljen e kompanisë

Me dhjetëra stjuardesa nga kompania ajrore italiane “Alitalia”, e cila së fundmi pas shumë vitesh pezulloi aktivitetin e saj, kanë protestuar në qendër të Romës.

Në mënyrë simbolike ato zhvishen nga uniformat e tyre dhe qëndrojnë me këmishët e natës. Ne jemi Alitalia brohorasin stjuardesat.

Pas një kohe të gjatë, me probleme financiare, linja ajrore italiane në 14 tetor kreu fluturimin e saj.

Një kompani ajrore e re, ITA, filloi të fluturojë, duke përdorur disa nga avionët e Alitalia, transmeton euronews.albania.

Ajo bleu gjithashtu markën Alitalia, por po merr më pak se 3.000 nga 10.000 punonjësit e Alitalia. Ata janë duke u punësuar me nivele më të ulëta të pagave.

” Për ne uniforma është diçka që na prezanton në botë dhe ne gjithmonë e veshim me shumë krenari. Jemi këtu për të shprehur dhembjen tonë si dhe solidaritet për të gjithë kolegët që janë thirrur në ITA dhe u detyruan të firmosin një kontratë poshtëruese”, u shpreh Cristina Poggesi, stjuardese dhe përfaqësuese e sindikatës.

Drejtuesit e sindikatave kanë bërë presion që qeveria të zgjasë përfitimet e papunësisë për 5 vite.