12:21 / 21.10.2021
Në Gjermani propozohet, të ndalohen udhëtimet e shkurta me aeroplanë
Disa grupe për mbrojtjen e ambientit në Gjermani kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të fluturimeve në relacione të shkurta në mbarë Gjermaninë, përkatësisht deri në 600 kilometra që mund të realizohen edhe me tren.
Me këtë ndalesë do të kurseheshin qytetarët nga miliona tonelata të gazrave të dëmshme, duke siguruar një mbrojtje më të madhe të klimës.
“Gjysma e fluturimeve brenda Gjermanisë mund të zëvendësohen me udhëtime me tren që zgjasin nga tri deri në katër orë, ku brenda një viti qytetarët do të kurseheshin nga 1.6 milion tonelata CO2”, ka thënë Werner Reh nga grupi BUND në Gjermani.
Në këtë kërkesë kanë marrë pjesë Robin Wood, një grup tjetër për mbrojtjen e ambientin si dhe BVF.























