Njoftim nga Ministria e Shëndetësisë rreth vaksinimit kundër COVID-19
Sharr Travel

Njoftim nga Ministria e Shëndetësisë rreth vaksinimit kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.

MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

·         Dita/Data:  E premte, 22 tetor 2021

·         Vendi:  Sheshi “Zahir Pajaziri”, Prishtinë

·         Ora: 10:00-17:30

·         Tema: Vaksinimi I qytetarëvë kundër COVID-19.


MË SHUME NGA Shëndetësi