Libi, fillon takimi për mbështetjen e zgjedhjeve dhe stabilitetit
Kryeministri libian, Dbeibeh tha se Tripoli është përmirësuar, duke përmendur Konferencën e stabilitetit për Libinë që po mbahet në vend.
Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh ka njoftuar fillimin e një "stabiliteti dhe ndërtimi" në vendin e tij pasi filloi Konferenca ndërkombëtare për mbështetjen e stabilitetit të Libisë,.
Në fjalën e tij të hapjes, Dbeibeh tha se Tripoli është përmirësuar, duke përmendur Konferencën e stabilitetit për Libinë që po mbahet në vend.
"Prania juaj sot është një mesazh i fortë se rrugëtimi i stabilitetit dhe ndërtimit ka filluar. Ne vlerësojmë sot gatishmërinë tuaj për të mbështetur përpjekjet e libianëve në një zgjidhje gjithëpërfshirëse të krizave që kanë prekur vendin tonë gjatë viteve të fundit", tha Dbeibeh.
Lidhur me zgjedhjet e planifikuar për më 24 dhjetor, Dbeibeh tha se është "zotuar qartë për të mbështetur komisionerin zgjedhor për të zbatuar zgjedhjet në kohë".
"Dosja e imigracionit ilegal po na shqetëson dhe ne duam mbështetjen tuaj në këtë drejtim", tha ai.
Në këtë konferencë ndërkombëtare marrin pjesë përfaqësues të 27 vendeve dhe të katër organizatave rajonale e ndërkombëtare.























