Blinken: Kolumbia është një nga aleatët më të rëndësishëm në rajon
BKT
   Bota

Blinken: Kolumbia është një nga aleatët më të rëndësishëm në rajon

"Bashkëpunimi ynë në luftën kundër kontrabandës së drogës dhe parandalimi i migrimit vazhdon të rritet", tha presidenti kolumbian Duque pas takimit me sekretarin amerikan Blinken.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken realizoi një vizitë zyrtare në Kolumbi për të zhvilluar bisedime dhe për të diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

I mirëpritur nga ministrja e Jashtme kolumbiane, Marta Lucia Ramirez, Blinken u prit edhe nga presidenti, Ivan Duque në pallatin presidencial Casa de Narino në kryeqytetin Bogota.

Duque dhe Blinken pas takimit ndërmjet delegacioneve dhe takimit veçmas mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Duque deklaroi se marrëdhëniet midis dy vendeve datojnë në një histori të gjatë. "Ne kemi qenë aleatë në mbrojtjen e demokracisë si dhe parimet dhe vlerat në rajonin tonë për 200 vjet. Bashkëpunimi ynë në luftën kundër kontrabandës së drogës dhe parandalimi i migrimit vazhdon të rritet", tha ai.

- "Ne nuk do të ndalojmë së ngrituri zërin tonë kundër regjimit"

Duke iu referuar faktit që ata rihapën kufijtë me shtetin fqinj të Venezuelës në qershor, Duque tha se "Kolumbia nuk do të njohë diktaturën e korrupsionit dhe trafikut të drogës. Për sa kohë që unë jam president dhe mbroj vlerat demokratike, ne nuk do ta njohim atë (Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro). Pranimi i kësaj do të ishte dorëzim, ne nuk do të ndalojmë së ngrituri zërin tonë kundër regjimit".

Blinken tha se ata e shohin Kolumbinë si një nga aleatët më të rëndësishëm në rajon. "Presidenti Biden më kërkoi të shkoja në Kolumbi në udhëtimin tim të parë në Amerikën e Jugut. Kolumbia është një mike e SHBA-së dhe një nga më aleatet më të rëndësishme në sfidat e shumta me të cilat përballet Amerika", tha sekretari amerikan.

- "Ne duhet t'i shohim shkaqet themelore të migrimit të parregullt"

Blinken thekson se SHBA-ja ndan burime të konsiderueshme për të ndihmuar vendet që strehojnë emigrantët. "Ne duhet të kemi një përgjegjësi të përbashkët përtej kufijve tanë. Ne jemi gati të përballemi me këto probleme. Ne duhet t'i adresojmë shkaqet themelore të migrimit të parregullt", tha ai.

Duke kujtuar se SHBA-ja vazhdon të mbështesë gjerësisht zbatimin e marrëveshjes së paqes (marrëveshja e paqes me FARC), Blinken tha: "SHBA-ja vlerëson marrëveshjet e forta. Do të ishte e drejtë të thuhet se ka pasur përparime të rëndësishme; pjesëmarrje politike, demobilizimi i militantëve, komisioni i së vërtetës, këto janë suksese reale dhe të rëndësishme".

Blinken përgëzoi presidentin kolumbian Duque, i cili nënshkroi dekretin për dhënien e statusit dhjetëvjeçar të mbrojtjes së përkohshme për emigrantët venezuelianë dhe tha se kjo është model për botën.