Katër anije kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë
BKT
   Bota

Katër anije kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

Katër anije të qeverisë kineze të mërkurën hynë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

Zyrtarët e Rojës bregdetare të Japonisë theksuan se anijet iu afruan ishujve Minamikojima dhe Uotsuri Jima dhe qëndruan në zonën e diskutueshme për rreth dy orë, duke shtuar se zyrtarët japonezë paralajmëruan anijet të largoheshin.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, kjo shënon herën e 30-të në vitin 2021 që anijet zyrtare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku, duke shtuar se hera e fundit ishte më 19 shtator.

Ishujt Senkaku kontrollohen nga Japonia, por edhe Kina i pretendon ato. Qeveria japoneze pohon se ishujt janë pjesë e qenësishme e territorit të Japonisë për sa i përket historisë dhe ligjit ndërkombëtar. Japonia tha se si e tillë, nuk ka asnjë çështje sovraniteti që duhet të zgjidhet mbi to./gazeta shqipe