Nga Japonia kërkohet të heq ndalimin për hyrjen studentëve ndërkombëtar
BKT
   Bota

Nga Japonia kërkohet të heq ndalimin për hyrjen studentëve ndërkombëtar

Konsulli i përgjithshëm i Japonisë në New York, Kanji Yamanouchi, dje pranoi një peticion të nënshkruar nga mbi 650 akademikë dhe studentë, që kërkonte nga autoritetet të vazhdojnë me lëshimin e vizave për studentët ndërkombëtar.

Studiuesit dhe akademikët nga e gjithë bota kanë kërkuar nga Japonia të heq ndalimin për hyrjen e studentëve ndërkombëtar në vend, duke paralajmëruar se ndalimi i vazhdueshëm shkatërron perspektivën globale të Japonisë në arsim.

Konsulli i përgjithshëm i Japonisë në New York, Kanji Yamanouchi, dje pranoi një peticion të nënshkruar nga mbi 650 akademikë dhe studentë nga universitete në SHBA, Japoni, Britani dhe vende të tjera, që kërkonte nga autoritetet të vazhdojnë me lëshimin e vizave për studentët ndërkombëtar.

Vendi, që raportoi 1,7 milion raste të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 18.173 vdekje, në muajin janar ndaloi lëshimin e vizave për studentët ndërkombëtar për shkak të pandemisë COVID-19. Aktualisht vetëm studentët me bursa të qeverisë japoneze lejohen të hyjnë në vend.

Numri i studentëve ndërkombëtar që hyjnë në Japoni regjistroi një rënie të madhe, respektivisht 88 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Paul Hastings i fondacionit japonez ICU udhëhoqi një grup studiuesish që takuan konsullin e përgjithshëm japonez në New York, të cilët paralajmëruan se "ndalimi i vizave të reja ka prishur marrëdhëniet globale dhe reputacionin e institucioneve arsimore të Japonisë.

"Përderisa Japonia ka filluar t'i dërgojë studentët dhe hulumtuesit e saj kudo, vendi nuk pranon studentë dhe hulumtues. Mungesa e reciprocitetit dëmton partneritetit e kultivuara me kujdes midis universiteteve japoneze dhe shkollave në vendet e tjera", thuhet në peticion.