Berlusconi shpallet i pafajshëm në gjyqin për festat e tij "Bunga Bunga"
Sharr Travel

Berlusconi shpallet i pafajshëm në gjyqin për festat e tij "Bunga Bunga"

Gjykata në qytetin Siena ka shpallur vendimin për 85-vjeçarin Berlusconi, i cili u gjykua në çështjen e njohur në publik si “Ruby Sweat”.

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë "Forza Italia", Silvio Berlusconi është shpallur i pafajshëm në rastin ku dyshohet se ka korruptuar dëshmitarë për të heshtur lidhur me festat e njohura si "Bunga Bunga".

Gjykata në qytetin Siena ka shpallur vendimin për 85-vjeçarin Berlusconi, i cili u gjykua në çështjen e njohur në publik si “Ruby Sweat”.

Berlusconi u shpall i pafajshëm nga akuzat se pagoi pianistin, Danilo Mariani dhe të tjerë për mos informimin e organeve të drejtësisë për përmbajtjen e ahengjeve që ai zhvilloi në shtëpinë e tij në vitin 2010.

Pala mbrojtëse argumentoi se pagesat e bëra ndaj Marianit i detyroheshin atij për punën e bërë. Ndërsa gjykata ka dhënë edhe aktgjykim lirues me arsyetimin se pretendimet e rastit nuk janë realizuar.

Avokati i Berlusconit, Federico Cecconi tha se klienti i tij ishte i kënaqur me rezultatin pas vendimit.

Berlusconi dhe festat "Bunga Bunga"

Në shtyp u pasqyruan pretendimet se Berlusconi kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura për para në festat e “Bunga Bunga” që organizoi në vilën e tij në Arcore në vitin 2010, kur ishte kryeministër.

Ai u akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Kerime El-Mahrug, një marokane me nofkën "Ruby", e cila ishte nën moshën 18-vjeç në atë kohë dhe siguroi lirimin e vajzës e cila u ndalua nën dyshimin për vjedhje. Ndonëse Berlusconi u dënua me 7 vjet burg në gjykatën e shkallës së parë, në çështjen e njohur si “Rubygate” në të cilën u gjykua, ai u shpall i pafajshëm në çështjen e apelit të përfunduar në vitin 2015.

Në rastin e dytë, i njohur si “Ruby Bis”, dy të njohurit e Berlusconit, Nicole Minetti dhe Emilio Fede, të cilët sillnin vajza të reja në festat e “Bunga Bunga”, u dënuan me burg në vite të ndryshme.

Gjyqi i tretë për këtë temë, "Ruby Ter", rezultoi në lirimin e Berlusconit.

Pavarësisht se është në moshë të thyer vazhdon ende me politikë

Berlusconi, i cili ka shërbyer si kryeministri më jetëgjatë në Itali në 30 vitet e fundit, vazhdon të udhëheqë partinë e tij pavarësisht moshës së tij të thyer.

Berlusconi vitin e kaluar kaloi rëndë COVID-19 dhe më pas duhej të kontrollohej herë pas here në spital për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi.


MË SHUME NGA Bota