Franca më 12 nëntor do të organizojë konferencë ndërkombëtare për Libinë
Sharr Travel

Franca më 12 nëntor do të organizojë konferencë ndërkombëtare për Libinë

Ministri Le Drian njoftoi se më 12 nëntor nën bashkëkryesimin e Italisë dhe Gjermanisë do të organizojnë me Kombet e Bashkuara (OKB) në Paris konferencë ndërkombëtare për çështjen e Libisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka njoftuar se më 12 nëntor në kryeqytetin Paris do të organizojnë konferencë ndërkombëtare për çështjen e Libisë.

Le Drian u adresua në "Konferencën për mbështetjen e stabilitetit në Libi", e cila u mbajt me pjesëmarrjen ndërkombëtare në kryeqytetin Tripoli të Libisë dhe në të cilën u diskutuan zhvillimet në aspektin e ndërtimit të procesit politik dhe të paqes në vend.

Kryediplomati francez theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve që janë planifikuar të mbahen në Libi më 24 dhjetor dhe u shpreh se vendi i tij është i angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë e Libisë.

Më tej, Le Drian shtoi se stabiliteti i Libisë kalon nga përfundimi i ndërhyrjeve të huaja.

Duke theksuar se Franca është e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të emigrantëve, Le Drian njoftoi se më 12 nëntor nën bashkë-kryesimin e Italisë dhe Gjermanisë në Paris do të organizojnë me Kombet e Bashkuara (OKB) konferencë ndërkombëtare për çështjen e Libisë.

Ndër të tjera, ai informoi se në këtë konferencë krahas vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Berlinit do të marrin pjesë edhe vendet fqinje me Libinë.


MË SHUME NGA Bota