Afrikë J., 6 të vdekur nga përplasja e minatorëve të paligjshëm me policinë
Sharr Travel

Afrikë J., 6 të vdekur nga përplasja e minatorëve të paligjshëm me policinë

Policia në një deklaratë tha se u krye një operacion kundër minatorëve të paligjshëm të arit në rajonin Orkney.

Në Afrikën e Jugut 6 persona u vranë dhe 8 tjerë u plagosën në përleshjen mes forcave të sigurisë dhe minatorëve të paligjshëm të arit.

Policia në një deklaratë tha se u krye një operacion kundër minatorëve të paligjshëm të arit në rajonin Orkney.

Në deklaratë thuhet se 6 minatorë u vranë dhe 8 tjerë u plagosën përfshirë një oficer policie, në përleshjen që shpërtheu si rezultat i sulmit të minatorëve ndaj njësive speciale që organizuan operacionin.

Ndërkaq thuhet se si rezultat i operacionit u ndaluan 87 minatorë të paligjshëm.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje policia ka sekuestruar pajisje minerare dhe 11 armë pa leje.

Afrika e Jugut, një nga prodhuesit kryesorë të arit në botë, është një nga qendrat e rëndësishme të minierave të paligjshme të arit.


MË SHUME NGA Bota