RKI: Infeksionet COVID-19 priten të përshpejtohen
Sharr Travel

RKI: Infeksionet COVID-19 priten të përshpejtohen

Gjermania duhet të përgatitet për të parë një rritje të rasteve të COVID-19 gjatë muajve të ardhshëm, paralajmëroi agjencia kombëtare për kontrollin e sëmundjeve.

“Pritet që gjatë vjeshtës dhe dimrit të përshpejtohet rritja e numrit të rasteve”, shkruan Instituti Robert Koch (RKI) në raportin e tij javor për gjendjen e pandemisë.

RKI vuri, gjithashtu, në dukje një rritje të konsiderueshme të shpërthimeve në institucionet mjekësore dhe të kujdesit, si edhe në shtëpitë e të moshuarve.

“Për herë të parë që nga java e 3-9 majit, incidenca shtatëditore mes personave të moshës 90 vjeç e lart u rrit mbi 50, javën e kaluar”, shtoi ai.

Të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar për pasoja të rënda dhe fatale nga infeksionet me koronavirusin e ri.

Megjithatë, si në javët e mëparshme, norma dukshëm më të larta të incidencës u panë në grupmoshat më të reja, ku normat e vaksinimit janë më të ulëta.

Sipas rekomandimit të RKI-së, kontaktet e panevojshme të afërta duhet të kufizohen dhe duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur “situatat, veçanërisht në ambiente të mbyllura, ku mund të ndodhin të ashtuquajturat ngjarje superpërhapëse”./atsh


MË SHUME NGA Bota